Të arrestuarit nga autoritetet italiane

Goditet grupi kriminal në Itali, drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 800 mijë euro, 11 urdhër arreste

31 Korrik 2023, 10:18| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 10:20

  • Share

ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptar. Dy vëllezërit shqiptarë me banim në Fiesole kishin ngritur bazën logjistike për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore në Toskanë. Nga goditja e këtij grupi kriminal janë sekuestruar 10 pako kokainë me vlerë 800 mijë euro.

Gjithashtu, në saj të këtij operacioni janë lëshuar 11 urdhërarreste.

Karabinierët italianë, në kuadër të një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Breschias, zbërtheu një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë, përgjegjëse për krimet e importit, trafikut ndërkombëtar dhe tregtimit të sasive të mëdha të kokainës.

Ata përdorën makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

Dy vëllezërit përdornin një korrier italian me banim në provincën e Pistoias, të cilit iu besua detyra për të shkuar jashtë vendit për të mbledhur ngarkesat e kokainës. Për udhëtim, korrieri përdori dy makina, të sekuestruara më vonë, të pajisura me funde false që lejonin fshehjen e drogës dhe kalimin e padëmtuar të çdo kontrolli policor.

Në fundjavë karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence. Nën sediljen e pasme të mjetiti tip Nissan Qashqai-t të tij, u zbulua një ndarje artifakti (hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tapetin e çatisë). Aty ata gjetën të fshehur dhjetë pako kokaine me peshë 10 kilogramë për një vlerë rreth 800 mijë euro.

11 urdhër-arrestet janë lëshuar ndaj korrierit 51-vjeçar nga Pistoia, dy vëllezërve shqiptarë nga Fiesole, 48-vjeçarit banues në Comacchio (Fe), 39-vjeçarit banues në Mestre (Ve), një 34-vjeçari nga Brunico, një 32-vjeçari nga Alessandria, një 29-vjeçari nga Cazzago San Martino (Bs), një 27-vjeçari nga Sarnico (Bg), një 25-vjeçari nga Ponte San Pietro (Bg) dhe një 34-vjeçari nga Malnate (Va), me origjinë shqiptare. Të gjithë të arrestuarit u dërguan në burg në fund të operacionit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?