VIDEO/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 33 të arrestuar në Itali dhe Spanjë, mes tyre 10 shqiptarë! Sekuestrohen 18.5 milionë euro pasuri

31 Maj 2023, 10:29| Përditesimi: 31 Maj 2023, 12:27

  • Share

Dhjetë shqiptarë dhe pesë italianë u arrestuan në Itali në kuadër të një operacioni të përbashkët me Europolin që u shtri edhe në Spanjë kundër pastrimit të parave dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Totali i të arrestuarve në dy vendet është 33 persona, ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur emrat e 10 shqiptarëve.

Mes të arrestuarve ka edhe kolumbianë, marokenë dhe sirianë të cilit ishin pjesë e atij që Europoli e quan rrjet kriminal që kryente fshehjen e origjinës së të ardhurave të krijuara nga trafiku i drogës. Gjatë hetimit pasuror, specialistë të Guardia di Finanza italiane zbuluan një rrjet kompanish elektronike të vendosura në mbarë globin dhe sekuestruan 18.5 milionë euro asete. Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndërtuan një rrjet që maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme duke shmangur zbulimin e tyre. Më konkretisht, prodhuesit e drogës do t'u jepnin lëndë narkotike blerësve në Itali në formë kredie.

Fitimet e krijuara nga shitja në Evropë merreshin nga ndërmjetësit dhe futeshin në kompani ku përdoreshin për porositjen e mallrave të tilla si telefonat celularë nga Kina. Këto mallra u dërguan më pas në Shtetet e Bashkuara dhe u transportuan më tej në Kolumbi, ku shiteshin në treg dhe fondet e përfituara u dorëzoheshin karteleve që merrnin kështu pagesën e tyre të fshehtë për drogën që u kishin dhënë shitësve që vepronin në Europë. Vetëm në Itali, janë gjurmuar 18.5 milionë euro para të pastruara për grupet e krimit të organizuar. Sipas mediave italiane, në krye të organizatës atje dyshohet se qëndronte Marsel Hajri, nga Shijaku, I njohur edhe me emrin Erjon.

Baza e organizatës kriminale përbëhej nga një fermë, e vendosur në Matera, në emër të një shtetasi tjetër shqiptar, Ermal Gjuzi, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Marsel Hajrit. Anëtarët e këtij rrjeti përdornin platformën “SKY EÇ” ku shkëmbenin biseda të koduara të cilat janë zbardhur nga hetuesit duke dokumentuar episode të trafikimit të qindra kilogramë droge. Deshifrimi I mesazheve identifikoi edhe adresa të cilat u kontrolluan dhe sollën sekuestrimin e 20,6 kg. heroinë, 5.7 kg marijuanë dhe 105 gramë kokainë. 

TË ARRESTUAR NË ITALI

  • Marsel (Erjon) Hajri
  • Ervis Balla
  • Anxhela Balla
  • Denis Shellegaj
  • Ermal Gjuzi
  • Myrteza Balliu
  • Klajdi Musaku
  • Vincenzo Fiore
  • Sergio Pinto
  • Costantino Scippa
  • Juljan Karafilaj
  • Vito Shirt
  • Ardit Prifti
  • Ervin Plaku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?