Lënda narkotike e sekuestruar

Goditet banda kriminale në Greqi, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Zbulohet si organizohej grupi për shitjen e kokainës

16 Qershor 2022, 09:00| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 09:04

  • Share

Një bandë  kriminale që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe hashash është goditur nga policia greke. Gjatë të martës u arrestuan katër persona, dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek të moshës 60, 49, 45 dhe 30 vjeç.

Anëtarët e grupit kriminal përdornin shtëpitë për të magazinuar drogën, për ta përpunuar dhe për ta shitur sa më shpejt më pas në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros. Organizata përfshinte edhe të huaj me qëllim rritjen e klientelës dhe shitjen e drogës në sasi të mëdha.

Gjatë kontrollit të policisë në automjete dhe shtëpi në Athinë dhe Agios Anargyros, u gjetën dhe konfiskuan hashash të papërpunuar me peshë 16 kg e 250,5 gram, çokollatë hashashi të përpunuar me peshë 1333 g, vaj hashashi me peshë 750 g, kokainë me peshë 198,7 gram, 16 shishe me lëndë anabolike, pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gram.

Përvec lëndës narkotike u sekuestruan 4770 euro, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?