Heroina dhe armët e sekuestruara

Goditet banda e trafikut të drogës në Greqi, shtatë persona në pranga, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen sasi heroine

9 Prill 2023, 19:08| Përditesimi: 9 Prill 2023, 19:11

  • Share

Shtatë anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar nga policia greke në Athinë gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 9 kilogramë heroinë.

Hetimet kishin nisur që prej një muaji, kur vëllai i kreut të bandës u arrestua pasi u kap me 2 kilogramë kokainë dhe heroinë. Anëtarët e organizatës kishin lidhje familjare më njëri tjetrin, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një shqiptar si dhe një 35 vjeçare e cila dyshohet të jetë një prej drejtuesve të bandës.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit ‘pistoletë’ si dhe një numër fishekësh ushtarak.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?