Pamje nga laboratori i drogës

Goditet banda 'ballkanike' e shpërndarjes së drogës në Spanjë, zbulohen laboratorë të kultivimit të mariuanës

15 Shkurt 2021, 14:53| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 14:58

  • Share

Një operacion i madh anti-drogë i policisë në Spanjë ka shkatërruar një bandë me shtetas nga Ballkani.

Dy serbë u arrestuan në Spanjë në shoqërinë e dy kroatëve të tjerë dhe një malazezi, pasi policia kërkoi në tre vende dhe zbuloi laboratorë të kultivimit të mariuanës dhe sekuestroi më shumë se 3,000 bimë. Policia gjeti gjithashtu dokumente të falsifikuara midis të arrestuarve dhe ndërkohë që edhe Serbia ka shpallur në kërkim një tjetër.

Anëtarët e Gardës Kombëtare Spanjolle zbuluan të premten disa laboratorë artificialë me më shumë se 3,000 bimë në provincat e Alicante dhe Murcia. Sipas autoriteteve, ky ishte një operacion shumë kompleks, sepse banda e dyshuar e shitësve të drogës kishte masa të forta sigurie në mënyrë që të mbetej e pa zbuluar.

Kur agjentët hynë në tre ndërtesa, dy nga pesë të dyshuarit u përpoqën të shpëtonin, por policia i kapi dhe i arrestoi. Mediat se një urdhër ekstradimi në Serbi ishte lëshuar për njërin nga të arrestuarit, së bashku me kërkesën e Gjykatës Hetuese në Valencia, dhe të dyja krimet kanë të bëjnë me trafikimin e drogës.

Bimët e kapura në të tre ndërtesat ishin në një fazë të përparuar të rritjes dhe lulëzimit, dhe disa ishin gati për prerje. Agjentët theksuan se shtëpitë ishin të pajisura dhe të strukturuara në mënyrë të përsosur për rritjen e kërpit dhe se ata kishin mekanizim dhe teknologji të sofistikuar për të ruajtur temperaturën në mënyrë që të arrihej një rritje më e shpejtë, dhe gjithçka ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme me energjinë elektrike të rregullt.

Për më tepër, policia bëri kontrolle në adresat e katër të arrestuarve, ku jetonte edhe personi i dyshuar si kreu i kësaj organizate. Policia gjeti 12,000 euro, dokumente dhe furnizime të ndryshme në lidhje me drogën e sekuestruar.

Të arrestuarit akuzohen për një krim kundër shëndetit publik për shkak të narkotikëve, falsifikimit të dokumenteve, përkatësisë në një grup të organizuar kriminal dhe mashtrimit me energji elektrike. Gjykata në Novelda urdhëroi menjëherë ndalimin e tyre.

Ky veprim i policisë spanjolle është vetëm një në një seri i drejtuar ndaj shitësve të drogës në Spanjë, e cila vitin e kaluar ishte një nga liderët në sasinë e narkotikëve të sekuestruar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?