Foto ilustruese

Dhunuan punonjësit e policisë pasi po gjobiteshin se kishin parkuar 'Land Rover-in' në pedonale të qytetit! Arrestohen 3 personat në Bulqizë

2 Shtator 2022, 15:55| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 16:10

  • Share

BULQIZË-  3 persona kanë rënë në pranga pasi kanë goditur punonjësit e policisë duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Punojësit e policisë gjatë patrullimit kanë vërejtur e një makinë tip "Land Rover" që  ishte e parkuar në pedonalen e qytetit dhenë kundërshtim me rregullat  të Kodit Rrugor. Duke plotësuar procesverbalin e gjobës drejtuesi i mjetit me iniciale E.L.  bashkë më dy pasagjerët të mjetit të identifikuar me iniciale Q.L., dhe iniciale I.L. kanë kundërshtuar dhe dhunuar punojësit e policisë.

Si pasojë e dhunës, punonjësve të policisë i janë shkaktuar lëndime të lehta në trup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 02/09/2022 16:10

    Nxirrjani nga pas "gangsterllikun" katundareve me Land Rover. Futini nje dru dhe rasini ca kohe brenda qe ta marrin mesimin mire dhe bukur.

    Përgjigju
    • tani: 02/09/2022 16:32

      me cucin minister gangsterat bejne qef

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?