Foto ilustruese

Goditen me thikë dy shqiptarë në Itali dhe lihen në mes të rrugës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

12 Maj 2022, 09:37| Përditesimi: 12 Maj 2022, 09:46

  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane, ku dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara.

Ka qenë drejtuesi i një makine, i cili vuri re dy shqiptarët e plagosur në anë të rrugës dhe u përpoq që t'u jepte ndihmën e parë dhe më pas i dërgoi në spital.

Dy shqiptarët janë identifikuar si Elvis Balani, 41-vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç të cilët janë goditur me thikë nga persona të paidentifikuar dhe janë lënë në anë të rrugës.

41-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në pjesën e barkut.

Ndërsa Leon Cako, 39-vjeç ka marrë plagë me thikë në pjesën e këmbës. Pritet dëshmia e tyre që të zbardhë se si ndodhi plagosja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?