Foto ilustruese

Goditën me mjet të fortë në kokë një 38-vjeçar, shpallen në kërkim 2 persona në Devoll

8 Qershor 2022, 14:17| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 14:19

  • Share

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Devollit.

J.G., 22 vjeç dhe V.G, 43 vjeç të dy banues në Bilisht ditën e djeshme kanë goditur me mjet të fortë në kokë një 38 vjeçar dhe ky i fundit banues në Bilisht.

Konflikti ka ndodhur në lokalin e 38 vjeçarit për motive ende të paqarta. Ai është qëlluar në kokë më një mjet të fortë por që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?