Momenti kur është goditur eskorta e kryeministrit Edi Rama

Kronikë

Goditën eskortën e Ramës në 2019, funksionarët e PD merren të pandehur

26 Qershor 2021, 18:02| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 19:41

  • Share

ELBASAN- Pas 2 vitesh, Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Edi Rama.

Referuar asaj se çfarë shkruhet në media, pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar nga organi i akuzës, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur ish-deputetin Aurel Bylybashi, kreun aktual të PD në Librazhd, Bujar Vreto, kreun e PD në Prrenjas, Arjan Karrizi, funksionarët e PD Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni dhe dy simpatizantët të kësaj force politike, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Bëhet fjalë për për ngjarjen e regjistruar qershor 2019, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita i bojkotoi. Në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe u konfliktuan me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata u vërsulën për t'i bllokuar rrugën, por nuk u lejuan nga policia. Të gjendur në këto kushte ata nisën të hidhnin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 26/06/2021 18:50

    Shkurt lloj kafshe qe nuk zbuten. Gjynah edhe pas 30 vjetesh demokraci ka akoma injoranca. Sja vlen komenti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?