Goditen dy grupe të trafikut të drogës në Itali, lëshohen 24 urdhër arreste, mes tyre shqiptarë

6 Shkurt, 20:16| Përditesimi: 6 Shkurt, 20:22

  • Share

24 urdhër arreste, për italianë dhe shqiptarë, janë lëshuar nga prokuroria e Torinos në Itali duke goditur dy grupe që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike, veçanërisht të kokainës dhe marijuanës.

Sipas hetuesve, njëri grup drejtohej nga një shqiptar 58-vjeçar, banues prej mbi 20 vitesh në zonën e Torinos. Shqiptari kishte ngritur bazën e tij në kryeqytet dhe vepronte në bashkitë në zonën veriore të qytet, me degëzime dhe lidhje në provincat e tjera.

Grupi, sipas hetuesve, kishte një rrjet të konsoliduar të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës. Rolet ishin të ndara duke nisur me ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e lëndës narkotike, raporton Ansa.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?