Foto ilustruese

Goditën dje me sende të forta pas një sherri policin në Peshkopi, policia arreston tre fqinjët

12 Gusht 2022, 10:51| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 10:55

  • Share

PESHKOPI- Policia e Dibrës ka vënë në pranga ditën e sotme tre fqinjët e Medi Krosit punonjës policie i cili ditën e djeshme e goditën me sende të forta në portën e anesës së tij.

Bëhet fjalë për tre autorët me iniciale D. S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç të cilët pas një konflikti me policin e goditën me sende të forta, por fatmirësisht me lëndime të lehta.

Pasi u godit nga tre fqinjët e tij, 45-vjeçari Medi Krosi qëlloi me armë zjarri për vetëmbrojtje ndaj autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?