Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Pejë, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin (VIDEO)

25 Mars 2023, 11:47| Përditesimi: 25 Mars 2023, 13:41

  • Share

KOSOVË- Së paku 8 persona janë dërguar në spitalin e Pejës për probleme me frymëmarrjes pas zjarrit të madh që përfshiu qendra tregtare “Elkos” në Pejë.

Zjarri që ka rënë në orët e para të mëngjesit ka përpirë nga flakët godinën, nga ku deri më tani raportohen 8 persona me probleme të renda në frymëmarrje për shkak të tymit. 8 të lënduarit janë dërguar në spital.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur asnjë raportim për viktima, por njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe momentalisht, pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka viktima.

Personat e dërguar në spital po marrin ndihmën e nevojshme nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, i cili njoftoi si më poshtë

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?