Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin

25 Prill, 12:51| Përditesimi: 25 Prill, 15:52

  • Share

Tenderi i parashikuar për projektin për të ndërtuar godinën e re të bashkisë së Kamzës që drejtohet nga socialisti Rakip Suli në mandatin e tij të dytë, është anuluar.

Projekti ishte parashikuar të ndërtohej në truallin e stadiumit të qytetit, por në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike është njoftuar anulimi me argumentin se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.

Tenderi me vlerë mbi 8 milionë lekë u hap më 11 prill të këtij muaji, ndërsa parashikohej të mbyllej më 22 prill.

Ndërtimi i parashikon një godinë 4 katëshe, me 1 nëntokë dhe 3 mbi tokë, ishte njoftuar nga vetë kryetari i bashkisë Rakip Suli në dhjetor të 2023-shit, në një prej mbledhjeve të këshillit bashkiak të Kamzës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?