Gjykata Kushtetuese

Godina e Gjykatës Kushtetuese do të rikonstruktohet, qeveria jep 35 milionë lekë nga fondi rezervë

5 Korrik 2023, 15:24| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:29

  • Share

Godina e Gjykatës Kushtetuese do të rikonstruktohet. Qeveria miratoi sot vendimin për të dhënë 35 milionë lekë për për rikonstruksionin e godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” dhe Ngarkohen Gjykata Kushtetuese dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e tij.

VENDIM  PËR

“PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR GJYKATËN KUSHTETUESE, PËR MBULIMIN  E SHPENZIMEVE KAPITALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shëipërisë, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Gjykatës Kushtetuese, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 03320 “Veprimtaria gjyëësore kushtetuese”, i shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për rikonstruksionin e godinës së Gjykatës Kushtetuese.

2. Efekti financiar, prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2023.

3. Ngarkohen Gjykata Kushtetuese dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuëi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?