FOTO/ Godina 40 vjeçare që befasoi ndërtuesit në Turqi, përballoi tërmetet shkatërrimtare pa pësuar asnjë dëmtim

18 Shkurt 2023, 22:34| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 22:46

  • Share

 

Pavarësisht tërmetit tronditës që rrafshoi një pjesë të madhe të qyteteve në Turqinë lindore, një ndërtesë 4 katëshe në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit nuk u dëmtua aspak nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ajo çfarë ka çuditur ndërtuesit është fakti se ajo nuk ka asnjë kolonë të mirëfilltë por vetëm katër mure në katin e saj të parë. Nga vrojtimi i bërë, godina e ndërtuar para 40 vitesh, nuk ka as edhe një të çarë përveçse disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme.

Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.

 

Godina 40 vjeçare që befasoi ndërtuesit në Turqi, përballoi tërmetin pa pësuar asnjë dëmtim

Lajmi kryesor:

Mbi 46 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri! 3 persona shpëtohen pas 13 ditësh nën rrënoja


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?