Mbrojtësi holandez de Ligt

Godet Bayern, blen de Ligt nga Juventus për 80 mln euro! Barcelona pa frena, Lewandowski kushtoi shumë

18 Korrik 2022, 12:32| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 12:35

  • Share

Një lëvizje e bujshme në merkato është kryer nga Bayern Mynchen. Klubi nga Bundesliga ka blerë nga Juventus mbrojtësin de Ligt për 80 milionë euro. 22-vjeçari ka flutuar drejt Gjermanisë për testet miqësore, ndërsa do firmosë për 5 vite me kampionët. De Ligt u ble nga italianët te Ajax për 75 milionë euro dhe pas diskutimeve për rinovim bëri të qartë se nuk dëshironte më të vazhdonte te bardhezinjtë.

Po këtë të hënë Lewandowski do hedhë firmën në kontratë me Barcelonën, pasi katalanasit paguan të paktën 50 milionë euro te Bayern. 33-vjeçari do jetë për 4 vite blaugran dhe me qëllimin për t’u transferuar ka ulur pagën me 3 milionë euro, pasi në ‘Camp Nou’ do të përfitojë 9 në sezon nga 12 që e kishte te Bayern.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?