Foto ilustruese

Kronikë

Godasin njëri-tjetrin me sende të forta pas sherrit për pronën, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Divjakë

28 Mars 2021, 09:39| Përditesimi: 28 Mars 2021, 09:48

  • Share

Dy persona, xhaxha dhe nip, kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Divjakë, pas u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet Q.Xh dhe nipi i tij F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, goditën njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për motive pronësie.

Në lidhje me ngjarjen, policia njofton po ashtu se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?