Gledian Llatja

Gledian Llatja debatin e ka me qytetarët

19 Prill 2023, 12:36| Përditesimi: 19 Prill 2023, 12:37

  • Share

Debatet mes kandidatëve, mbeten një risi e viteve të fundit në median shqiptare, por ato bëhet të kuptueshme dhe të justifikueshme, kur ka përse shkohet deri atje. Në Elbasan, Gledian Llatja e ka debatin realisht me qytetarët, me votuesit e tij, dhe me askënd tjetër. Kjo për faktin sepse, me asnjë prej kandidatëve të opozitës de facto, apo PD zyrtare, Gledian Llatja nuk ka përse të debatojë. Ishin ata që “dogjën” mandatet braktisën elektoratin e tyre, ishin ata që nuk morën pjesë në 2 palë zgjedhje, dhe sërish lanë në baltë mbështetësit e tyre. Atëhere për ç’debat mund të flasë Gledian Llatja me kandidatin e opozitës së përbashkuar?

Asgjë nuk vlen, asgjë nuk mund të thuhet mes tyre. Gledian Llatja e ka realisht debatin dhe fushatën me qytetarët e tij. Bashkia e Elbasanit dhe Gledian Llatja, kanë mbajtur çdo premtim që u dha 4 vite më parë, u investua dhe vazhdon të investohet në çdo lagje, fshat, rrugë e rrugicë, në çdo shkollë, kopësht dhe çerdhe, u investua dhe vazhdon të investohet në rrjetin elektrik, ujësjellësa dhe kanalizime, në rrjetin e vaditjes në fshatra, qendra shëndetësore,etj.

Gledian Llatja sot mund të ndjehet krenar për arritjet dhe bilancin më pozitiv që ka arritur një kryetar bashkie në Shqipëri. Prej disa javësh, edhe inceneratori i Elbasanit (meraku i Foltores) ka nisur nga puna, si investimi i qeverisë shqiptare, nën kujdesin personal të kryeministrit Rama, pasi situata dikur në Elbasan e plehrave ishte skandaloze. Elbasani sot ka ndryshuar, është bërë më i jetueshëm, më i lakmueshëm për vendasit dhe të huajt.

Elbasanit sot ka arritur të sigurojë 3 sezone turistike, falë resurseve që ka në fusha, male, lumenj, liqene, etj. Gledian Llatja, nuk ka kohë për të humbur me debate ekraneve, kur ka punë, projekte, investime që kanë nisur dhe vazhdojnë të mbyllen. Elbasani për vitet që vijnë do të kthehet në qendrën e madhe të aktiviteteve sportive, turistike, automobilistike, dhe rritja e gamës së investimeve do ta kthejë në qytet europian.

Elbasani, mbetet rrugëkalimi mes lindjes dhe perëndimit, veriut dhe jugut, dhe është nyja kryesore e trafikut të automjeteve. Zgjerimi dhe modernizimi i rrugës Elbasan-Tiranë, Elbasan-Qafë-Thanë-Korçë, rruga e re drejt Beratit dhe aksit të Jugut, rrugët e reja drejt fshatrave turistike, e kanë kthyer Elbasanin, në vendqëndrimin e turistëve vendas dhe të huaj. Elbasani, ka kohë që është pjesë e agjensive turistike vendase dhe të huaja, dhe qyteti ku jeta sportive dhe elementët sportiv, janë sot kampionë kombëtarë dhe Europianë falë mbështetjes nga bashkia dhe qeveria Rama.

Të bësh fushatë me “debate televizive dhe premtime boshe”, nuk ka vlerë sot në 2023, kur ke aq projekte dhe punë për të bërë. Këtë më mirë se kushdo e ka kuptuar Gledian Llatja në Elbasan, ndaj ka sot dhe mbështetjan e madhe të qytetarëve të tij. Kjo arsye dhe shumë të tjera, e bëjnë më kredibile debatin e Gledianit me qytetarët, me votuesit e tij, se sa me kandidatët e opozitës së shkërrmoqur.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rita: 20/04/2023 10:54

    Sakte Gledi fiton 70 perqin votave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?