Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në orën 21:00 dhe pa kohë shtesë

10 Qershor 2020, 12:51| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 12:53

  • Share

Më në fund pyetja që prej ditësh bënin tifozët italianë e jo vetëm ka një përgjigje thuajse edhe zyrtare. Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë që janë në program të premten dhe të shtunën do të luhen në orën 21:00 në mbrëmje. Njoftimi vjen nga televizioni Rai që do të transmetojë të dyja ndeshjet dhe ky mund të konsiderohet si lajm zyrtar.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “ La Gazzetta dello Sport” të dyja ndeshjet Juventus-Milan dhe Napoli-Inter nuk do të kenë kohë shtesë për të evituar një sforcim fizik të futbollistëve të cilët do të kenë një tur force përpara me ndeshjet e kampionatit. Në rast se do të ketë barazim skuadrat do të shkojnë direkt tek gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar se kush do të shkojë në finalen e madhe të stadiumit “Oilimpico” në datën 17 qershor. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?