Gjyqtarja dhe i dënuari

Gjyqtarja në Argjentinë kapet duke u puthur me të burgosurin, tentoi që ta shpëtonte nga burgimi i përjetshëm (VIDEO)

6 Janar 2022, 10:05| Përditesimi: 6 Janar 2022, 10:11

  • Share

Një gjyqtare argjentinase është kapur në kamerat e burgut duke u puthur me një të dënuar me burgim të përjetshëm.

Mariel Suarez, një gjykatëse në provincën jugore Chubut në Argjentinë, u filmua duke u puthur Cristian 'Mai' Bustos, i dënuar për vrasjen e një oficeri policie.

Një javë më parë, Suarez, ka tentuar ta “shpëtojë” atë nga burgimi i përjetshëm.

Ajo ishte e vetmja gjyqtare në panel që votoi kundër dënimit të përjetshëm, pavarësisht se i thanë se Bustos ishte një 'i burgosur shumë i rrezikshëm'.

Suarez tashmë është nën hetim nga Gjykata e Lartë për 'sjellje joadekuate' dhe nuk përjashtohet mundësia e marrjes së masave ndaj saj.

Sipas mediave të huaja Bustos kishte vrarë në vitin 2009 një oficer policie, i cili tentoi ta arrestonte në një përleshje të përgjakshme ku vdiq një nga vëllezërit e tij dhe u plagos një polic tjetër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?