Momenti kur gjyqtarja Zeqiraj u konfirmua nga KPK

Kronikë

Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen

17 Shtator 2021, 12:46| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 12:47

  • Share

TIRANË-Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).  Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Nëe një njoftim të IKP thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në seancën e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zeqiraj, vendimi gëzoi jo pak familjarët e saj. Pas përfundimit të seancës i biri iu drejtua për ta përqafuar, e gëzimi për këtë vendim duket qartë edhe në fytyrën e gjyqtares.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dddddd: 17/09/2021 12:52

    Cuditem qe ne pergjithesi gjyqtaret e Vlores,konfirmohen ne detyre. A thua jane me pak te korruptuar se koleget e tyre neper Shqiperi. Bile jane edhe me te perfolur se pjesa tjeter..

    Përgjigju
  • ARDIAN RUCI: 17/09/2021 11:26

    U beni edhe ndonje ekspertim mjekoligjor me panele kryesisht psikiater Gjyqtareve te shkara te Vlores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?