Luan Daci

Gjyqtari Luan Daci ankimon pezullimin: Më riktheni në detyrë, nuk kam shkelur ligjin!

26 Maj 2020, 08:57| Përditesimi: 26 Maj 2020, 09:07

  • Share

"Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi".

Është kjo kërkesa e paraqitur nga gjyqtari Luan Daci, i cili është vënë në hetim nga SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.

Daci është anëtari i 7-të i KPA dhe të dielën Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi atij masën e pezullimit nga detyra.

Fillimisht Daci dërgoi raport mjekësorë me argumentin se ishte i sëmurë, por më pas ai u paraqit në seancë pasi gjykata i vuri kusht të ishte i pranishëm.

Pas apelimit, gjykata ka 10 ditë afat të shprehëset me vendim nëse do të lërë në fuqi pezullimin apo do të pranojë kërkesën e Dacit për ta rikthyer në detyrë.

Komento

Komente

  • sheqere: 26/05/2020 10:37

    ...materiale ne kuptimin e mirebesimit me te larte qe posti ne fjale pandeh per te mireqene.

    Përgjigju
  • sheqere: 26/05/2020 10:35

    Normalisht procedura e shkarkimit duhet te zbardhet dhe vecanerisht arsyeja dhe testi i perdorur nese shkelja e gjyqtarit ka qene materiale apo jo? Gjithesesi duke pare ndjeshmerine e postit ne fjale cdo shkelje mund te quhet materiale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?