Gjyqtari i Berishës në 'rrjetën' e Vetingut,Bylykbashi:Rama kapi gjykatat

24 Mars 2018, 12:40| Përditesimi: 24 Mars 2018, 13:45

  • Share

Partia Demokratike ka thyer heshtjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo, i emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ai ra në ‘rrjetën’ e Vettingut. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky është një Vetting i Ramës, ndërsa shton se gjykatat janë nën presionin e tij.

Deputeti demokrat shprehet se dje ju dha goditja e fundit gjykatave, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese pushoi së ekzistuari de facto, falë Vettingut të Ramës. 

"Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!"

Oerd Bylykbashi, deputet i PD

Postimi i plotë:
Edi Rama sipas Kissinger‎: "Qellimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve [...] ishte te evitonte despotizmin, jo te siguronte qeverisje harmonike; ‎secila dege e pushtetit, ne ndjekje te inteesave te saj, do te kufizonte teprimet [e pushteteve te tjera]" thote Kissinger. Kryeministri e ka kthyer Parlamentin ne nje vule te njome te Qeverise. Vulos cfare i sjell qeveria. Pra ka rene si pushtet qe kontrollon teprimet e qeverise. Tashme sistem gjyqesor nuk ka me. Gjykata e Larte ka vetem 8 antare‎, me pak se gjysma e antareve. Gjykatat e niveleve me poshte jane nen presionin e Vetingut te Rames.

Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!

Nderkohe, Kryeministri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerre nje vendim qe pezullon regjistrimin e titujve. Te pronesise ne ZRPP. Kjo eshte antikushtetuese pervecse e paligjeshme. Nje e drejte e dhene me ligj nuk pezullohet dot nga nje vendim qeverie. Gjykata e Larte ne 2010 eshte shprehur me vendim unifikues se titulli i pronesise eshte i vlefshem edhe kur eshte i paregjistruar por nuk behet dot transaksion. Pra me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit te prones se ligjeshme qe rregullohet nga Kodi Civil, nje ligj qe rri shume me lart se VKM.

Dhe e gjithe kjo po behet per te krijuar fondin e tokes ne bregdet qe qeveria po ua merr pronareve, sidomos atyre qe presin me vite qe t'u njihet prona‎, e t'ua jape oligarkeve per te bere hotele duke ia dhene truallin me cmim te lire shteteror, sepse oligarket nuk duan t'i paguajne cmimin e tregut pronareve.

Po ku ta kerkosh te drejten perballe Qeverise? Gjykatat kane rene si pushtet qe kontrollon teprimet e Qeverise. Parlamenti eshte kukull. Ka vetem veting. Vetingu eshte bere si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste te 1945 te kinema 17 Nentori. Se mos guxon njeri dhe e kundershton ideologjine e re, Vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtesite me pronat, tatimet, doganat apo policine, as jane Gjykate Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnje nga gjyqtaret e Vetingut nuk e ka kaluar vetingun vete!

‎Kissinger paralajmeron se nese bie ndarja e pushteteve, perfundojme ne despotizem. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeminister qe qeveris ne harmoni me veten e tij. Dhe shqiptaret jetojne te lumtur per harmonine e Kryeministrit. Mos u merzitni, te gjitheve do t'ju vije radha te provoni despotizmin harmonik te Rames!

Komento

Komente

  • ZINI: 25/03/2018 10:52

    RAMEN E KAN KAPUR TË TJERET KURSE RAMA KA KAPUR TË TEM O RRACE POSHTER

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 24/03/2018 17:37

    Këta jan dy parti hajdutash si pd ashtu dhe ps shikojni si nga ps dhe nga pd jan miljonera si ka mundësi??? Shifeni shkëlzenin miljoner shifeni olsi ramën blen partizanin . O popull budalla që politikës mutin po i ha qëroini kto plera nga politika e pastaj të shikoni se çfar jete të bukur do bëni o debilër

    Përgjigju
  • agim: 24/03/2018 14:49

    Filloj banditi te bertase,sa e kane bezdi keta kur u iken ndonje hajdut nga puna. Bylymbash,Bilimbash e shkerdhate qe po jeni Behuni burra njeher dhe perrahni perparimin o te mjere

    Përgjigju
  • Shefki: 24/03/2018 13:11

    Vetting politik na KUJTOJNE luften e bandave Kush bande te haje NJERA TJETRIN duket qe PS BANDA E ER RAMES KERKON TE HAJE BANDEN E SALI BERISHES STOP VOTE PER NJERZIT E BANDAVE KRIMINALE VOTONI PER NJEREZIT TE PA ORGANIZUAR NEPER PARTI OSE BANDA KRIMINALE

    Përgjigju
    • Jo me kriminele si gjykates: 24/03/2018 14:17

      Motra i jepte 100.000 dollar ketij gjykatesi cdo vit, kriminelet ngelin ne rrjeten e drejtesise, ju te PD dhe ju qe ju vjen keq per keta kriminele turp te keni, me mire pa gjykata se kriminele ne vend te gjykatesve, mos u waning si qaramane u te mjere.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?