Gjyqi për vulën e PD-së në Apel/ Rithemelimi kërkon që Alibeaj të mos jetë palë në proces

11 Qershor, 10:39| Përditesimi: 11 Qershor, 11:05

  • Share

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka nisur gjyqi që vendos se cila palë ka të drejtë të quhet Partia Demokratike

Ivi Kaso si përfaqësues i Rithemelimit i kërkoi gjykatës së Apelit të mos pranohet kërkesa e bërë në mars 2022 e Alibeajt si palë në proces

 
Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë” tha Kaso

Në replikë përfaqësuesi i PD-së s Bashës, Rezart Kthupi tha: Nëse do lexoni vendimin e Gjykatës së Lartë ajo shprehet: Duke konstatuar se Apeli ka konstatuar se kemi vetëm një palë, referuar subjektit politik PD që është e regjistruar në regjistrin e partive politike, në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj. Ajo që ndodh është që nesë Basha pra nuk është shkarkuar, ai autorizon dikë, dorëheqja është akt politik dhe publik por kjo nuk e ndalon ta ushtrojë juridikisht atë në këtë rast"


Lajmi kryesor:

Bie alibia e komplotit të Drejtësisë: Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, s'pranon ankimimin e Bashës


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?