Luan Daci

Gjyqi për Luan Dacin/ Shorti përzgjedh gjyqtaren, më 25 shtator seanca e parë

15 Shtator 2020, 10:53| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 11:09

  • Share

TIRANË- Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është përzgjedhur me short për gjykimin e procesit ndaj gjyqtarit Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim. Report Tv mëson se seanca e parë për anëtarin e KPS-së, tashmë të pezulluar do të jetë në datën 25 shtator 2020.

Luan Daci u pezullua dje pasi është marrë i pandehur për falsifikim të dokumenteve. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

Tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?