Ish krerët e UÇK-së në Hagë, Goxhaj: Prokurorët s’dijnë ku i bie Kosova, Rugova ishte kolaboracionist! ÇolIaku: Ke fakte? Islami: Cenon historinë

3 Prill 2023, 23:03| Përditesimi: 4 Prill 2023, 07:29

  • Share

Gjyqi i zgjatur i ish krerëve të UÇK-së në Hagë është cilësuar tronditës nga ekspertët, njohësit dhe ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studion ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo, për Goxhajn, Islamin e Çollakun aktakuzat e përmendura sot në Hagë, në fakt nuk kanë qenë tronditëse vetëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimi,  por e gjithë historia e luftës atdhetare të shqiptarëve të Kosovës.

Ish anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj thotë se nga ana e Prokurorisë, ka qenë i gabuar, për arsye se me gjasë, këta prokurorë në fakt nuk kanë dijeninë e duhur për ta gjykuar këtë çështje. Më tej, Goxhaj u shpreh se fakti që në Hagë u paraqitën dokumente nga banesat e Krasniqit dhe Selimit dëshmon se këto nuk do të jenë pjesë e Kosovës por të dosjeve hetimore në Hagë, që është e trishtë.

‘Ata u paraqitën me një sasi dokumentesh në shtëpinë  e Jakup Krasniqit dhe nga Selimi. Dokumente që i përkisnin mbledhje dhe Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Pra ishin dokumente historikë që nuk i janë dhënë republikës së Kosovës. Është e trishtë se ne nuk do kemi këto materiale historike për luftën e Kosovës, të cilat janë pjesë e një dosjeje hetimore. Është gjithashtu e trishtë sepse Prokurori nuk e di ku bie Kosova dhe cenoi historinë e luftës dhe të na ndërrojë hierarkinë. Ka qenë perfekte dhe e organizuar. Se nëse është e kundërta do të kishim të bënim me kaçak.’- tha Goxhaj.

Ndërsa për politologun, Bedri Islami është në lojë rishkrimi i historisë dhe jo fati i këtyre njerëzve.

‘Ka kaluar në grotesk dhe kanë humbur thelbin.  Atje nuk po gjykohen vetëm ata të katërt, akuzohet i gjithë rrjeti komandues i UCK. Aty ka dhe akuza që janë të pamenduara. Kjo ngjarje s’është e zakonshme. Nuk është lloji fati i disa njerëzve është në lojë rishkrimi i historisë. Rishkrimi i ngjarjeve të hollësishme.’- tha Islami.

Ndërsa për deputetin e PD-së, Kreshnik Çollaku aktakuzat e përmendura sot në Hagë janë shqetësuese.

‘Jam i tronditur. Historitë se pas luftës, qarkullonin si një lloj politike rivalët e tyre nuk është hera e parë që e thonë. Por dikur i kam konsideruar si legjenda urbane. Por, kur dëgjova procesin, mbeta i tronditur. Akuza të tilla më kanë shqetësuar.’- tha Çollaku.

Debate ka pasur edhe për faktin se sipas Goxhaj i shquari Ibrahim Rugova ishte në fakt kolaboracionist, ndërsa u kundërshtua Çollaku.

Pjesë nga debati:

Goxhaj: Ibrahim Rogova dhe pjesëtare të tjerë të LDK kanë qenë kolaboracionistë. Rugova i bënte thirrje NATO-s nga Beogradi që mos të pushkatohej. (...)

Çollaku: Ky është qëndrimi juaj personal apo informacion? Sepse kjo ndan dy gjëra, sepse do ishte deklaratë skandaloze madje edhe tradhti. Nuk e besoj, sepse Rugova u mbështet nga Thaçi, sepse kjo shton shumë gjërat. Është ana e errët siç ishte lufta për çlirim.

Goxhaj: Ishte akuzë politike.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 04/04/2023 01:36

    Ai që e quan Rugoven tradhtar ështé agjent serborus, dhe paguhet nga Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici fashist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?