Edi Rama

Gjyqi në Hagë, Rama: UÇK s’do mundet nga padrejtësia! E shpifur dhe e pagëlltitshme të shohësh si akuzohen për kriminelë ata që udhëhoqën luftën çlirimtare

4 Prill 2023, 16:14| Përditesimi: 4 Prill 2023, 17:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama beson se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia. Në ditën e dytë të gjyqit që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, Rama e cilëson të pagëlltitshme që sheh udhëheqësit e luftës të akuzohen si kriminelë.

Rama ironizon edhe Zyrës e Prokurorisë Speciale që i referohet si organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh.

“Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkroi Rama.

Postimin në Facebook e shoqëroi me një fotografi të Hashim Thaçit dhe një pjesë të fjalës së tij sot në Hagë, ku tha se e gjithë bota e di se Shtëpia e Verdhë s'ka ekzistuar kurrë.

“Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqipyarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr”, thoshte Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës.

Foto që publikoi Edi Rama në Facebook

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kristi: 04/04/2023 19:00

    O @Keisi,mos ji kaq naive,paçka se njerez si ty i pelqej se jane idealiste,por qe nuk jane per boten ku sot jetojme.Sot te tille njerez nuk vlejne më dhe etiketohen budallenj,prandaj nderhyva edhe ne kete koment,per te thene qe e verteta per te vegjelit,per te pambrojturit,nuk ka ekzistuar kurre,por ka qene e ka vepruar “fuqia e pengmarrjes”,qe eshte dhe verdikt i te fuqishmeve,te cilet mbrohen fuqishem nga avokatet “e djallit”,si ky gjyq fars.”E verteta” ka ikur me kohe “ne drejtime te paditura”,aq me teper kur behet fjale ndaj shqiptareve,prandaj dhe do kete gjithnje padrejtesi dhe kurre drejtesi.

    Përgjigju
  • Beni: 04/04/2023 18:12

    Drejtesia duhet te mbizoteroje ne kosove

    Përgjigju
  • Kevi: 04/04/2023 18:11

    Gjykata duhet te gjykoje drejt dhe te zbuloje te verteten

    Përgjigju
  • Sindi: 04/04/2023 17:09

    Shpresojm qe keta burra te lirohen dhe drejtesia ne fund te vendoset

    Përgjigju
  • Kejsi: 04/04/2023 17:07

    Nuk ka rendesi se cfare thone se e verteta ne fund ka per te dal

    Përgjigju
  • Ani: 04/04/2023 17:05

    Kjo eshte vertet nje padrejtesi e madhe qe i eshte bere ushtarve te uck

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?