Kosova & Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Thaçit: Prokuroria kërkonte që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

21 Korrik 2021, 15:58| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 14:18

  • Share

Palët mbrojtëse të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë ankuar për dorëzimet me vonesë të materialeve.

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i bërë përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit, edhe pse kishte kërkuar më parë që të niste gjykimi brenda këtij muaji.

 “Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.

Ndërkaq, mbrojtja e Veselit tha se gjykatësi duhet të caktojë një afat dhe pas tij, të mos pranohen materialet që dorëzon prokuroria.

Por, avokati i Thaçit, Mishetiç, tha se mbrojtja kërkon informacione, veçanërisht për dëshmitarët që ka prezantuar prokuroria.

“Nxjerrja e dokumenteve në letër nuk e ndihmon mbrojtjen kur në fakt nuk e kemi marrë informacionin e duhur. Janë 102 dëshmitarë për të cilët nuk kemi informacion dhe besoj që na pengon shumë në hetimet që kryejmë”, tha Mishetiq.

Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt.

Nga ZPS-ja thanë se kanë “Janë afërsisht pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët nuk janë marrë ende miratimet”.

Ankesa të cilat janë kundërshtuar nga Prokurori e cila ka theksuar se ata kanë dorëzuar mjaftueshëm materiale për palët mbrojtëse. ZPS-ja tha se ka vazhduar nxjerrjen e materialeve dhe që nga konferenca e fundit statusore, janë nxjerrë të paktën 14 pako me materiale, katër pako, me materiale potencialisht shfajësuese, që janë përmendur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

“Ne po përjetojmë disa vështirësi në dorëzimin e materialeve gjyqësore. Nga ne tek palët e akuzuara. Ne kemi humbur një pako që ishte  e destinuar për palët akuzuese. Ka pasur probleme me serverin dhe pakoja e parë akoma është e humbur” tha prokurorja .

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. 


Lajmi kryesor:

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e gjykimit, avokati i Thaçi-prokurorisë: S'jeni vetë gati


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?