Blinken dhe padia ndaj tij

Gjyqi i çuditshëm, një tjetër Berishë padit sekretarin Blinken

27 Maj 2023, 17:45| Përditesimi: 27 Maj 2023, 17:47

  • Share

Një tjetër Berishë, ka paditur Sekretarin e Shtetit Blinken.

Një vit pasi Sali Berisha paditi sekretarin amerikan në Gjykatën Korreksionale të Parisit, një tjetër padi ka ardhur për Blinken, jo nga Tirana, po nga SHBA-ja. Bëhet fjalë për shtetasin Edijan Berisha, i cili e ka paditur Blinken-in në një çështje leje qëndrimi në SHBA.

Sipas dokumentit, që daton në mars 2022, prokurori i kërkon gjykatës të shtyjë shqyrtimin e çështjes pasi ekziston mundësia që ajo të zgjidhet me mirëkuptim pa qenë nevoja për të shkuar në gjykatë.

Rreth një vit para Edijan Berishës, në gusht 2021,  deputeti i PD-së Sali Berisha njoftoi se kishte paditur në Gjykatën Korreksionale të Parisit Sekretarin e Shtetit Blinken pas shpalljes së tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Dy vite nga dorëzimi i padisë, nuk dihet ende se çfarë po ndodh me të në gjykatën e lartpërmendur ndërkohë që Berisha pretendon se shpallja e tij non grata ka ardhur nga lobim i kryeministrit Rama dhe George Soros-it.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 27/05/2023 18:49

    Sali Berisha duhet shpall non grata edhe ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • e drejta: 30/05/2023 09:57

      ME SAKTE DUHET TE ISHTE NE BURG PREJ 25 VITESH

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?