Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë

22 Qershor 2022, 12:36| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 15:32

  • Share

Një autokombajnë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Gjykatën e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO.

Report Tv mëson se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë "kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s'kemi pasur kurrë NIPT".

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S'jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor", mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Në intervistën për Report Tv, Andrea Shtëpenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin në Dinga ka pranuar se ka vuajtur dënimin me 5 vite burg në Itali për trafik droge. Megjithatë thotë se familja nuk duhet të ndikohet nga veprimet e të shkuarës së tij.

E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna, ndërsa i biri nuk i ka ndihmuar sepse nuk ka pasur para për vete. Teksa kërkon drejtësi, Ruzhdije Shtëpenja thotë se mund të marrin cdo gjë nëse vërtetojnë se i ka të ardhurat prej parave të drogës. 

Kujtojmë se në korrik të vitit 2020, OFL i kërkoi Andrea Dingës (Shtëpenjës) të plotësojë formularin për deklarimin e pasurisë pasi rezultonte i dënuar në Itali.

Ora 15:08
Garazh, motor Harley Davidson e shtëpi në Tiranë, kjo është pasuria që OFL kërkon t'i konfiskojë fermerit në Kozare

Dyshohet se i fitoi me para të drogës, SPAK kërkon konfiskimin e 7 pasurive të Bektash Shtëpenjës. SPAK kërkon konfiskimin e 1 sipërfaqeje toke, 1 garazhi, 2 apartamenteve, 2 mjeteve dhe 1 motori Harley Davidson. Sipas SPAK, djali i Bektash Shtëpenjës, Andrea Dinga (Shtëpenja) i dënuar më parë në Itali me 5 vite burg për drogë dhe nuk e justifikon pasurinë.

Ora 14:11
Pasuria në fshat vjen nga trafiku i drogës? Andrea Shtëpenja në Report Tv: Kam qenë i dënuar me burg! Familja nuk ka lidhje, babanë e njeh e gjithë zona

Dënimi me 5 vite burg për trafik droge në Itali i Andrea Shtëpenjës ka bërë që i gjithë fshati Kozare të paraqitet në GJKKO për të dëshmuar. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, vetë Andrea Shtëpenja konfirmoi se ka qenë i dënuar por kërkon që familjarët të mos ndikohen nga veprimet e tij të së shkuarës.

"Kam qenë i dënuar, çfarë problemi kam bërë, e kam paguar. Tani nuk e kuptoj çfarë kanë familjarët e mi. Nuk ka ndonjë lidhje me jetën time familjare çfarë kam bërë unë, kështu që çfarë kanë, e kanë ata", tha Andrea Shtëpenja, i cili ka ndërruar mbiemrin nga Shtëpenja në Dinga.

Ndërsa i ati nuk ka pranuar të shkojë në gjykatën e posaçme me pretendimin se po korr grurë, ndonëse dyshohet se ka pasuri prej parave të krimit. E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna.

"Kërkon të dijë pse kemi blerë shtëpi. Kemi kaq vite që punojmë me 3 kambajna për misër dhe grurë. Fëmijët kanë qenë në Greqi e Itali. Ai nuk ka lekë për vete, jo për mua. Ndejti 5 vite në burg atje dhe erdhi. Kemi paguar për rrobat se erdhi lakuriq. Kërkoj drejtësi. Nëse i kam me lekë droge, t'i marrë", tha Andrea Shtëpenja.

Ndërsa Andrea shtoi se është larguar rreth moshës 12-13 vjeçare nga Shqipëria, por nuk ka punuar që në atë moshë. Ndër të tjera thotë se prindërit nuk kanë asnjë lidhje me të shkuarën e tij pasi i ati ka vite që punon.

"Kushdo që të shkojë, këdo që të pyesi do u thojë se e njeh të gjitha zona, ka qenë mekanik, brigadier i mjeteve bujqësore dhe nuk ka asnjë mashtrim në mes. Unë nuk e dija se isha jashtë dhe kur kam ardhur, ditën e 3 më erdhën në shtëpi. Mendoja se do vinin, por çfarë lidhje kanë me familjarët. Jetoj me prindërit", tha Andrea Shtëpenja.

Ora 12:45
Fermeri 75 vjeçar dëshmitar në SPAK: Me Bektashin kam korrur grurin, ia kam dhënë lekët në dorë

 

Zani Suli, 75 vjeçar, ishte njëri prej 240 fshatarëve të fshatit Kozarë në Kuçovë, dëshmitarëve në SPAK për çështjen e Bektash Shtëpënjas.

Ai tha në mikrofonin e Report Tv se “prej vitesh e ka korrur gjithmonë grurin me Bektashin.

“Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe ccmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha dëshmitari.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fatosi: 22/06/2022 20:02

    SPAKU SHKON TEK FUKARENJTE,,KURSE TEK POLITIKANET DHE OLIGARGET,,AHA NUK HYN SPAKU ATY......

    Përgjigju
  • Vlora: 22/06/2022 18:18

    Jam dakort me Nikun te hallexhinjt vete spaku te ata qe dhe po kan shitur ndonje kile droge e kan ber per t ushqyer familjen… po ata ndertus e bisesmen e deputet qe skan shance tu afrohet te tavolina ku pin kafe ata t spakut jo me te apartamenti.. Vila.. garazhdi apo dyqani

    Përgjigju
    • Saranda: 24/06/2022 17:41

      Po trafikimin njerezor, e vajzat qe kishte cuar prostituta ne itali, apo vari trapin? Ky njeri ishte ne kerkim nga Interpol dhe ti po e barazon me ne te tjeter qe punojme e paguajme taksa.

  • Taulant: 22/06/2022 15:36

    Bravo Bektashit me nje autokombanje ka bere gjithe kete pasuri ne Tirane. Po sikur te kishte 3 te tilla?! Bektash po me kujton Pablo Eskobarin qe me 3 taksi deklaronte 5 milion dollare fitime ne muaj.

    Përgjigju
  • Niku: 22/06/2022 15:19

    Ti ke shume te drejte e ke shlyer gabimin,por OFL shkon tek ata qe sjane te fuqishem dhe bejne cte duan, ndersa tek te fortet qe te peshojne me euro nuk ja mbane byça..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?