Gjykatësit e Apelit në Speciale refuzojnë kërkesën për gjykim në liri të Nasim Haradinaj: Po gënjen, argumentet e tij janë pa lidhje

10 Shkurt 2021, 12:45| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 12:47

  • Share

Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haraidnajt i është hedhur poshtë apelimi ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou për t’ia vazhduar paraburgimin në Hagë. Refuzimi i kërkesës erdhi pak kohë pasi Gjykata u refuzoi kërkesat për gjykim në liri të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në arsyet që trupi gjykues i ka rreshtuar në arsyetimin e hedhjes poshtë të ankesës së Haradinajt, konsiderohet se ish-pjesëtari i UÇK-së nuk i ka “sjellë si duhet para Panelit” pretendimet e tij lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i gjykatësve të Apelit brenda Gjykatës Speciale thotë se Haradinaj gënjeu, kur tha se ka ofruar argumente të hollësishme për ta kundërshtuar vendimin për mbajtjen e tij në paraburgim.

“Për më tepër, pohimi i Haradinajt se ai bëri “argumente të hollësishme” mbi ligjshmërinë e paraburgimit të tij fillestar në parashtresat e tij por se Vendimi i kundërshtuar nuk arrin t’i adresojë ato, është mashtrues. Haradinaj nuk e sfidoi ligjshmërinë e arrestimit dhe ndalimin fillestar të tij dhe as më parë ai nuk ngriti ndonjë çështje të vonesës së panevojshme të paraqitjes para gjyqtarit të vetëm ose gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili si pasojë nuk vendosi për këto çështje. Prandaj, ai nuk mund të argumentojë në mënyrë të vlefshme se vendimi i kundërshtuar nuk ka arsyetuar këto pika”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e vendimit.

Haradinaj u arrestua në Prishtinë më 25 shtator të vitit të kaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga gjykatësi një ditë më parë, dhe u transferuar në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 26 dhjetor.

Më 24 dhjetor të vitit që shkoi, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së Haradinajt në paraburgim dhe e refuzoi kërkesën e tij për ta mbajtur një seancë për këtë çështje. Në janar, Haradinaj e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit, që funksionon brenda Gjykatës Speciale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?