Elon Musk

Gjykatësi anulon shpërblimin 56 mld$ për Elon Musk, investitorët: Shuma e tepërt dhe jotransparente

31 Janar, 11:26
  • Share

Një gjykatës në Delaware anuloi paketën e pagesave të Elon Musk prej 56 miliardë dollarësh në Tesla, duke e quajtur shpërblimin e dhënë nga bordi i prodhuesit të automjeteve elektrike ‘një shumë të pamatur’ dhe të e padrejtë për aksionerët.

Bordi i Tesla-s është kritikuar se ka dështuar të sigurojë mbikëqyrjen e shefit ekzekutiv të saj, i cili ka luftuar rregullatorët dhe ka udhëhequr disa kompani të tjera në të njëjtën kohë.

Vendimi, i cili mund të apelohet, anulon paketën më të madhe të pagave në korporatat në vend, raportojnë mediat e huaja.

Gjykatësi zbuloi se kompensimi i bazuar në aksione ishte negociuar nga drejtorët që u shfaqën si mbështetës të Musk, i cili aktualisht renditet nga revista Forbes si personi i dytë më i pasur në botë.

Gjykata udhëzoi aksionerin e Tesla-s, i cili kundërshtoi planin e pagave, të punonte me ekipin ligjor të Musk me një urdhër për zbatimin e vendimit. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Delaëare pasi palët të bien dakord për një urdhër përfundimtar dhe për tarifat për avokatët e aksionarëve, të cilat do të paguhen nga Tesla.

Vendimi vjen pasi Tesla paralajmëroi për ngadalësim të rritjes dhe industria e automjeteve elektrike po rivlerëson kërkesën. Tesla është bërë prodhuesi më i madh makinave në botë nën drejtimin e Musk, por shumica e kësaj vlere bazohet në pritshmëritë për përparime të ardhshme, të tilla si robotaksi vetë-drejtues.

Në reagimin e tij ndaj vendimit, Musk apeloi në platformën X që askush të mos vendoste kompanitë e tij në shtetin e Delaware.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?