Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami

Alarmi nga KLGJ! Pas gjyqtarëve, mungesë edhe të stafit të trajnuar në Gjykata

10 Korrik 2022, 12:23| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 12:38

  • Share

TIRANË- Si çdo sektor edhe drejtësia vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar përfshi edhe gjyqtarët. Një raport i Këshillit të Lartë Gjyqësorë bën me dije se deri në muajin prill 2022 sistemit të drejtësisë i mungon një staf prej 225 personash.

Mes tyre sipas KLGJ 85 janë gjyqtarë dhe 140 janë punonjës administrate përfshi sekretar gjyqësor dhe specialistë të teknologjisë së informacionit.

Në rang vendi për gjykatat të cilat janë në varësi të KLGJ ka një administratë prej 1595 punonjësish përfshi edhe trupën e gjyqtarëve, ndërsa numri real i stafit të punësuar është 1370 me një diferencë prej 225 personash.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arber: 10/07/2022 12:44

    pune ka po ska profesioniste te shikojme nga Bangladeshi mos dalin me lire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?