Gjykata turke i heq statusin muze, Shën Sofia e famshme në Stamboll do të kthehet në xhami

10 Korrik 2020, 15:47| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 15:50

  • Share

Një gjykatë turke ka anuluar statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami.

Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Shën Sofia mbaroi së ndërtuari në vitin 537 me teknika futuriste për Kostandinopojën e atëhershme.

Ajo ishte katedralja kryesore e Krishtërimit, më e madhja në botë për 900 vjet me radhë dhe u bë xhami osmane në vitin 1453.

Shën Sofia, e quajtur Ayasofya në turqisht, u shndërrua në muze në vitin 1934 nën themeluesin laik të republikës moderne turke, Kemal Ataturk, por çështja që aktualisht ndodhet para gjykatës e sfidon ligjshmërinë e atij vendimi.

Presidenti Tayip Erdogan, një mysliman i devotshëm, ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

Ky veprim ngjalli edhe reagimin e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo i cili i kërkoi Ankarasë të tërhiqej nga kjo nismë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2020 00:01

    Kur do te gjendet nje plumb qorr per Erdoganin,Musolinin eVogel te Turqise? Ai po u ve minat republikes te Ataturkut dhe parimeve mbi te cilat u ngrit.Jemi duke pare fuqizimin e nje diktatori autocrat qe vetem grushti I shtetit,atentati ,kryengritja popullore ose vdekja natyrore do ta shkulin nga posti.Me vjen keq qe z.Rama ka nje miqesi te thelle me nje njeri te tille qe po shkaterron demokracine turke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?