Gjykata Speciale në Hagë shtyn seancën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

11 Shkurt 2021, 10:12| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 10:15

  • Share

Seanca e parashikuar të mbahet ditën e sotme në orën 11, është shtyrë të mbahet në datën 16 Shkurt. Në lidhje me shtyrjen e seancës nuk janë dhënën detaje shtesë.  Shtyrja është argumentuar nga ekspertët në vend me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë duke e cilësuar se edhe kjo ishte një lëvizje me kalkulim politik nga ana e gjykatës. Kjo  do të ishte edhe seanca e tretë që do të mbahej që prej arrestimit të tyre. Ndërkohe Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit të jetë në shtator të vitit 2021. Sipas tyre koha e përcaktuar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë. Në të njëjtën shkrese Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se “mbrojtja në mënyrë të përsëritur ka theksuar se përcaktimi i një afati të shkurtër kohore është përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”.

Kujtojmë që Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë po përballen me akuza të rënda për krime lufte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?