'Gjykata Speciale nuk ka qëllim drejtësinë', Aktivistja e PSD për Report Tv: Trendafilova refuzoi takimin me ne, ja pse protestuam

30 Nëntor 2023, 14:14| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 14:18

  • Share

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, ka folur rreth protestës së ndodhur në Prishtinë dhe arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ajo tha se protesta e djeshme ishte në kundërshtim të Kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, pasi kishte tentuar që të përmirësojë imazhin e Gjykatë Speciale, e cila po gjykon krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha se arsyeja tjetër ishte edhe refuzimi i kërkesës së pjesëmarrjes së tyre në takim, për arsye se Gjykata nuk u kidhte dhënë atyre të drejtëm për të dhënë perspektivën e tyre ndaj kësaj çështjeje. 

"Protesta e djeshme ishte në kundërshtim të zonjës Ekaterina, e cila është Kryetare e Gjykatës Speciale, dhe ishte këtu për të tentuar që të përmirësojë imazhin e kësaj Gjykatë Speciale të padrejtë e cila po gjykon krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo është tashmë në një krizë të thellë të legjitimitetit në popullin e Kosovës, ku kjo krizë ka eksizuar që nga krijimi i saj, mirëpo tashmë është duke u krijuar për shkak të sjelljeve dhe veprimeve nga ana e Gjykatës. Sot teksa ne flasim, i ka izoluar totalisht krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dhe ka pasur shkelje të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe kjo për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme. Kjo ishte arsyeja e protestës pse ne e ndaluam vizitën e saj, e cila ka synim që ta legjitimojë këtë Gjykatë në popull, e cila është duke bërë një padrejtësi të thellë ndaj UÇK-së dhe ndaj atyre që po mbahen në burg atje. Mirëpo prezenca jonë nuk është bërë e mundur nga ana e Gjykatës, pra kërkesa jonë është refuzuar, prandaj deklarata e saj ishte e pasaktë. Dhe për këtë arsye ne jemi detyruar të organizojmë protestën që në në një mënyrë a tjetër të deklarohet edhe perspektiva tjetër dhe mos ta lëmë diskusin që ajo po tenton ta prodhojë rreth Gjykatës të kalojë pa e dhënë edhe ne perspektivën tonë", tha Demolli.

Përsa i përket pjesës së takimit të saj me Kryetaren e Gjykatës Speciale në Kosovë, ajo tha se kjo ishte një gënjeshtër, dërsa për mungesën e anëtarëve të PDK-së, parti e themeluar nga Hashim Thaçi, u shpreh se ata janë distancuar nga lufta çlirimtare dhe nga përfaqësuesit e kësat të fundit të cilët e themeluan këtë parti.

"Pasi ka marrë lidershipin e ri, PDK-ja është distancuar nga lufta çlirimtare dhe nga përfaqësuesit e kësat të fundit të cilët e themeluan këtë parti. U distancua në mënyrë që të ofrojë një vizion të ri të PDK-së, i cili është brenda diskusit dhe pushtetit të Kurtit, i cili po tenton të njollosë gjithçka që ka ndodhur para 14 shkurtit. Në këtë kurth kanë rënë si PDK, po ashtu edhe LDK, dhe ky është dështimi i rradhës i këtyre partive parlamentare që të kundërshtojnë problematikat në Kosovë. Për ne kjo nuk përbën pengesë që ne të mbrojmë kauzat e drejta siç është mbrojtja e idealeve dhe luftës çlirimtare të Kosovës", tha Demolli.

Ndërsa për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, ajo tha se ai së bashku me 6 aktivistë të tjerë do të mbahen për 48 orë nga Policia e Kosovës, dhe se aktivistja së basshku me të tjerët kanë kërkuar lirimin e tyre.

"Ne do vazhdojmë të kundërshtojmë vendimet e padrejta të Gjykatës Speciale dhe propagandën e Kryetares së Gjykatës Speciale dhe do të vazhdojmë me aksionet që kërkojnë demokraci dhe barazi në vend. Përsa i përket Dardanit dhe 6 aktivistëve tanë, ata do të mbahen për 48 orë, e cila është masa aktuale, dhe ne po kërkojmë lirimin e tyre sepse edhe dhuna e djeshme nga ana e policisë ishte totalisht e papranueshme sepse protesta jonë ishte simbolike dhe paqësore. Ata po mbahen në paraburgim pa asnjë bazë ligjore”, tha Demolli.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?