Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

9 Qershor 2022, 11:56| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 12:38

  • Share

Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.

Kjo u konfirmua në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?