Faqet e para të numrave të Novaya Gazeta, në Moskë, Rusi. 26 janar 2009.

Gjykata ruse ia merr licencën gazetës së themeluar nga Mikhail Gorbachov! Ish lideri sovjetik që i dha fund luftës së Ftohtë

16 Shtator 2022, 07:58| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 08:00

  • Share

Gjykata e Lartë ruse ia ka hequr licencën e ueb-faqes Novaya Gazeta, një nga mediat e fundit të pavarura në vend. Novaya Gazeta u krijua nga ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili për këtë qëllim përdori paratë e fituara nga Çmimi Nobel për Paqe më 1990.

Vendimi i gjykatës u mor më 15 shtator, me kërkesë të rregullatorit te mediave të Rusisë, Roskomnadzor, i cili akuzoi gazetën se nuk emëroi materialet e saj si të përgatitura nga një media e përfshirë në regjistrin agjentëve të huaj të ministrisë së Drejtësisë.

Gazeta ishte një nga botimet më të respektuara në Rusinë post-sovjetike që nga viti 1993. Gazeta ruse, Novaya Gazeta, në mars, kishte pezulluar punën online dhe shtypjen e gazetës, pas heqjes së materialeve nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus.

Disa anëtarë të stafit të gazetës u larguan nga Rusia pasi ajo ndaloi së botuari. Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 16/09/2022 09:15

    Nuk pashe asnje media te ngrihet kur anglia po deporton Julian Assange ai qe i tregoj botes krimet e luftes qe kishin kryer ushtaret amerikane , dhe asnje nuk i denoj ato krime dhe genocid qe kane kryer trupat amerikane sipas jush kjo eshte demokraci? Asnje nuk ka bythe te thote te verteten por vetem ate qe do amerika kurse per vendet e tjera qe jane kundra amerikes dhe per gjerat me kot mediat nuk reshtin se shkruari sa turp

    Përgjigju
    • Or tej: 17/09/2022 09:18

      Assange duke qene qe shperndau dokumenta teper sekrete klasifikohet si tradhtar i atdheut prandaj edhe kerkohet nga Shba

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?