Turgut Ozal

Gjykata rrëzon vendimin e prokurorisë, kolegjit 'Turgut Ozal' i kthehen regjistrat me emrat e nxënësve

16 Shkurt 2021, 12:58| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 13:12

  • Share

Gjykata e Tiranës ka rrezuar vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e regjistrave të nxënësve në kolegjin ‘Turgut Ozal’, i cili po hetohet për pastrim parash, të cilat ja ka kthyer institucionit.

Prokuroria i kishte sekuestruar regjistrat për të provuar që numri i nxënësve ishte i njëjtë me ato të deklaruar. Sakaq gjykata e ka konsideruar vendimin të padrejtë dhe regjistrat i janë kthyer kolegjit.

Kujtojmë se në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar prokuroria e Tiranës nisi një procedim penal për pastrim parash për shoqërinë “Turgut Ozal Education” sh.a.

Krimi ekonomik i Policisë së Tiranës mori pronarët e rinj të institucionit arsimor, pasi në tre vite janë konstatuar transaksione të dyshimta në shit-bletje pronash nëpërmjet Niptit të shkollës, si dhe derdhje parash që nuk korespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve. Në sitë ishte edhe vlera prej 10 milionë dollarë e shitjes së kësaj shkolle.

Nga ana tjetër avokati i kolegjit 'Turgut Ozal' depozitoi një kallëzim penal për Policinë e Shtetit. Ai u shpreh se ka kallëzuar penalisht 12 persona pasi ka ndodhur një kontroll të tatimeve pa patur një mandat vendim prokurorie apo gjykate.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?