Gjykata regjistroi ndryshimet e statutit të Berishës, Braho në Report TV: PD ka të drejtë ta apelojë vendimin

25 Mars 2022, 20:11| Përditesimi: 25 Mars 2022, 22:01

  • Share

TIRANË- Juristi Ledio Braho thotë se Partia Demokratike ka të drejtë ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në Report Tv Braho thotë se në vendim e sotshëm të Gjykatës së Tiranës, në pikën e fundit të dispozitivit shkruhej e drejta e ankimit.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Braho shpjegon se Partia Demokratike duhet t’i drejtohet fillimisht Gjykatës së Tiranës me një padi për pavlefshmërinë  e vendimmarrjes dhe më pas gjykata vendos nëse çështja do dërgohet në apel apo jo. Por sipas juristi, kjo çështje kërkon shumë kohë dhe nuk është në interes të Partisë Demokratike që humbë kohë, por duhet të punojë për bashkimin e partisë.

“Sot gjykata vendosi regjistrimin e kërkesave të depozituara nga Komisioni i Rithemelimit të Kuvendit të data 11 dhjetor. Jemi në kushtet që PD në një periudhë tranzitore drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Vendimi i sotshëm në pikën e fundit të dispozitivit kishte brenda ankimin, pavarësisht se në momentin që pranohet një kërkesë nuk ka pse ankimohet, megjithatë është e drejta e ankimit. Nuk e di nëse PD do bëjë një kërkesë ankimore për këtë çështje.

Ankimi do shqyrtohet nga Gjykata e Tiranë nëse do pranohet dhe do dërgohet në apel apo nuk do ankimohet. Sipas Kodit Civili, do duhet që pala e cenuar në këtë rast, PD duhet t’i drejtohet Gjykatës Tiranë me padi për pavlefshmërinë e kësaj vendimmarrje. Ky është një proces që zgjat nuk besoj se është në interesin e PD-së që të hyjë në procese gjyqësore të pafundme për t’i dhënë zgjidhje situatës se kush e drejton PD-në”, tha Braho në Report Tv.

Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?