Lulzim Berisha

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 'blindit' të Lulzim Berishës

3 Mars 2020, 15:38| Përditesimi: 3 Mars 2020, 15:57

  • Share

TIRANW- Gjykata Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit miraton një tjetër sekuestro të OFL-s këtë herë për automjetin e blindurar BMW të Lulzim Berishës. Më 6 shkurt ishte vendimi i kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu për të sekuestruar këtë mjet sipas aktit normative në fuqi.

Ndërsa pasi është njohur me vendimin avokati i Berishës, Detar Hysi është shprehur se do të ankimojnë sekuestron pasi mjeti është blerë me të ardhura të ligjshme.

"Do ta ankimojmë vendim pari të ardhurat për blerjen e sendit janë të ligjshme dhe të deklaruara", tha Hysi.

Pas vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashi për sekuestron e këtij mjeti, Lulzim Berisha ka 15 ditë afat për të ankimuar masën në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vetingu: 03/03/2020 17:56

    Alabaku iike do tè kapi gjykaten kushtetuse per mos shkarkimin è tij se è pret spaci

    Përgjigju
    • Gjytrymi: 03/03/2020 19:19

      Ska mo Spaç - Reç Reç

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?