Shtyhet për nesër vendimi për Juventusin, prokurori i sportit: Gjykim nga e para! Bardhezinjtë: Na ktheni 15 pikët

19 Prill 2023, 19:42| Përditesimi: 19 Prill 2023, 19:57

  • Share

Kolegji i Garancive në Komitetin Olimpik Kombëtar Italian u mblodh për gati 3ore sot dhe mori në shqyrtim ankimimim e Juventusit për heqjen e penalizmit me 15 pikë për çështjen e plusvalencave.

Pasi dëgjoi palët Kolegji i Garancive do të marrë vendim dhe ka në dispozicion 5 dite. Gjithsesi vendimi që pritej me interes për sot duket se është shtyrë për nesër.

Avokatët e Juventusit kërkojnë rikthimin e 15 pikëve. Surprizues ishte ne seancën e sotme qëndrimi I prokurorit të përgjithshëm të sportit që kërkoi që çështja të rikthehet edhe njëherë per gjykim në Apelin e Federatës italiane që e penalizoi skuadrën torineze me 15 pikë. Prokurori i sportit thotë që penalizmit me 15 pikë është shume dhe duhet të ketë një rishqyetim të çështjes.

Kolegji i garancive ka 3 opsione për vendimin përfundimtar që pritej të publikohet nesër.  Së pari të pranojë ankimimin e Juventusit dhe automatikisht kthehen 15 pikët.

Nuk e pranon ankimimim dhe penalizimit mbetet në fuqi ose opsioni i tretë ai që ka kërkuar edhe prokurori i sportit që ta ktheja çështjen për rigjykim Tek gjykata e Apelit të Federatës italiane. Nesër pritet Vendimi që është shume i rëndësishëm për Juventusin dhe fatin e kupave të Europës në kampionatin Italian.

*Përgatiti Andi Kapxhiu

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 20/04/2023 09:29

    M A F I O S I RUBENTINI GOBBI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?