Gjykata liron kreun e Dhomës së Tregtisë në Lezhë, u arrestua pas vdekjes së një punëtori në kompaninë e tij

28 Shkurt 2020, 14:46| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 15:00

  • Share

Lihet i lirë Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, i cili u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Lezhës, me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori në pallatin që ai po ndërtonte dhe punësim të paligjshëm. Gjykata ka caktuar ndaj tij "arrest shtëpie".

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, i cili u arrestua tre ditë më parë me akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një punëtori dhe punësim të paligjshëm.

Palokaj u la nga gjykata me masë sigurie “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj drejtueses së punimeve Manuela Lala u vendos vetëm “detyrim paraqitjeje” 1 herë në muaj në policine gjyqësore.

Palokaj u arrestua me kërkesë të prokurorisë së Lezhës, për aksidentin e ndodhur në qershor 2019 në kantierin e ndërtimit të kompanisë së tij, në të cilin humbi jetën prej rënies nga lartësia punëtori Martin Shquti, baba i dy fëmijëve.

Por në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë e cila u zhvillua në spital përshkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ai të mbahej në burg, gjykata vendosi ta lërë me masë sigurie “arrest shtëpie” biznesmenin Palokaj.

Vendimi i gjykatës u përshëndet edhe nga Dhoma e Tregtisë në Lezhë përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku thuhet se ky ishte “një hap i parë”, ndërsa priste që Palokaj të shpallej i pafajshëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?