Gjykata Kushtetuese drejt kompletimit/ Të hënën KED vendos për emrat e dy kandidatëve për gjyqtarë

21 Nëntor 2020, 14:46| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 15:21

  • Share

Të hënën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zgjedhë emrat e gjyqtarëve të rinj në Kushtetuese që do të plotësojnë dy vakancat e krijuara prej vitit 2018.

Në garë janë Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto të rikthyer në garë me vendim gjykate, paçka se KED i skualifikoi më herët. Po ashtu garojnë Altin Binaj, Aleksandër Toma, Ilir Haznedari, Orkida Totojani ndërsa më herët KED i ka dhënë dritën jeshile kandidates Sonila Bejtja.

Me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj pritet që KED të kompletojë me kuorum për seancë gjyqësore e vendimmarrëse Kushtetuesen, të cilës i duhen minimumi 6 anëtarë.

Aktualisht ajo ka katër, do të zgjidhen dy dhe më pas tre të tjerë që pritet të vijnë nga Gjykata e Lartë për të plotësuar numrin total me 9 anëtarë. Ambasadorja Yuri Kim gjatë kësaj jave i ka kërkuar politikës të mbaj premtimin për rikthimin në funksion të kësaj gjykate.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?