Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore

24 Prill, 15:21| Përditesimi: 24 Prill, 15:58

  • Share

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e një pjese të deputetëve opozitarë për Komisionet Hetimore. Gjykata ka pranuar kërkesën për shqyrtimin e ligjit, teksa seanca do të mbahet më datë 27 maj të këtij viti.

Në dhjetor të vitit të shkuar mazhoranca miratoi ligjin e ri për komisionet hetimore që u kontestua nga Rithemelimi në parlament.

Gjykata Kushtetuese është shpresa e fundit për Rithemelimin që ky ligj të rrëzohet.

33 deputetë opozitarë dorëzuan në Kushtetuese muajin e shkuar kontestimin e tyre për këtë ligj duke pretenduar se mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.

Ndërsa sipas socialistëve ligji qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që sipas mazhorancës deri më tani komisionet hetimore janë përdorur për luftë politike.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?