Kronikë

Gjykata Kushtetuese: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH, i paligjshëm për policët! Vettingu i pezulluar deri në bërjen e ligjit të ri

22 Prill 2021, 09:11| Përditesimi: 22 Prill 2021, 09:36

  • Share

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun në policinë e shtetit, por nga ana tjetër ka vendosur se testi i poligrafit është ligjshëm për kandidatët e BKH.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kësisoj vettingu në Policinë e Shtetit do të jetë i pezulluar derisa të bëhet ligji i ri. Kushtetuesja ka kërkuar që brenda 6 muajsh të bëhet ligji i ri.

Sipas ligjit aktual vlerësimi i efektivëve të policisë gjatë procesit të vettingut bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, vetëm për fazën e parë për drejtuesit kryesorë të kupolës së policë. Më pas faza tjetër do të bëhet nga SHÇBA për të gjithë punonjësit e tjerë të policisë dhe për këtë Kuvendi miratoi ndryshmet në ligjin e vettingut të Policisë së Shtetit. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 13.04.2021 dhe 20.04.2021 çështjen me:

Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Objekt: 1. Shfuqizimi i neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Shfuqizimi i nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin e togfjalëshit “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, të parashikuar në nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

- Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

- Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të plotësojë nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018, të lartpërmendur, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Komento

Komente

  • Fjfjfnfn: 22/04/2021 09:52

    Gjykata Kushtetuese thote nese testi eshte kushtetues vemje analfabet gazetar, duke vleresuar nese ligji qe e parashikon eshte kushtetues. Ca analfabetesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?