Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin, Thaçi: E respektoj plotësisht vendimin

1 Maj 2020, 19:43| Përditesimi: 1 Maj 2020, 19:45

  • Share

1587377380_thaciii.jpeg

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përkohësisht ka pezulluar vendimin e presidentit Hashim Thaçit, pas pak minutash ka reaguar vetë ai.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se do ta respektojë këtë vendim nga ana e tyre.

Ai ka shtuar se Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

"Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës", ka shkruar ai.


Lajmi kryesor:

Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?