Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Gjykata i hoqi sekuestron për pronat, Yuri Kim i kujton Adriatik Llallës vendin në 'listën e zezë' të DASH

20 Nëntor 2020, 13:05| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 13:23

  • Share

Ditën e djeshme, Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Gjithashtu GJKKO mori vendim për zhbllokimin e pronave të Llallës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Kim i ka kujtuar ish-kryeprokurorit por edhe gjithë shqiptarëve faktin se vendimi i Departamentit amerikan te Shtetit për vendosjen e Llallës në listën e zezë dhe heqjen e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA është ende në fuqi.

“Vetëm një kujtesë se ky emërtim mbetet në fuqi”, shkruan Kim, duke publikuar vendimin e e DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë.

Just a reminder that this designation remains in force https://t.co/3OctYVa31P pic.twitter.com/xAEQbBGkMv

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 20, 2020

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robshi PPPD Becheti 140: 20/11/2020 15:24

    O e nderuar shkelqesi...nje pyetje a u vodhen apo jo zgjedhjet ne USA... se ketu te ne krisma nuk ka pasur por vetem "termet termet" ka pasur...

    Përgjigju
  • Jam Kush Jam: 20/11/2020 14:32

    Nuk thane ca klecke gjeti GJKKO per ti kthy leket ketij shpellarit, po ti rrojne leket se do jete gjithmon me koke nga mbrapa se mos ja marrin...

    Përgjigju
  • Lui: 20/11/2020 14:27

    Une nuk jam jurist, por besoj qe nuk ka nevoje te jesh jurist qe te dish sadopak se si veprohet ne nje ceshtje te tille. Nese ai akuzohet per deklarim te rreme te pasurise, atehere presupozohet qe i ka te jashtligjshme pasurine dhe deri ne momentin e gjykimit perfundimtar, pasuria duhet te jete e sekuestruar. Pastaj, nese gjykata e shpall fajtor per venie pasurie ne menyre te paligjshme, pasuria e sekuestruar konfiskohet. Nese del i pafajshem i rikthehen pasurite e sekuestruara,.

    Përgjigju
  • Debile: 20/11/2020 13:48

    Po pse kaq te trashe o juri qim. Po ti mendon se i ha palla llalles per usa-n. Te kishim parate e tij as me ha fare pallamentja per texasin se e bej edhe ne bathore

    Përgjigju
    • fariu: 20/11/2020 17:48

      Theresa elle ti naq e hake nllam gjuhen shqipe cirk i ke ba nzhargon evgjjitas nga xhomlliku.

    • Theresa: 20/11/2020 15:57

      O Debil dhe Idiot ku e ke mësuar këtë Fjalorin në Shtëpi nga ytat e jotom?...se në Shkollë nuk ke shku me mor Arsim e me u eduku.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?