Gjykata i dha të drejtë, Prodani për Report Tv: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Ky është vetëm fillimi

10 Shkurt 2022, 11:36| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 11:37

  • Share

Eduard Prodani, kandidati që Gjykata e Tiranës i dha sot të drejtë, ka reaguar për Report Tv duke thënë se ky është vetëm fillimi.

"Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një dhunim i tillë i zgjedhjeve nuk kalon dot në asnjë gjykatë që zbaton ligjin dhe parimet e përgjithshme të zgjedhjeve të drejta. FSHF nuk është përballur asnjëherë realisht me drejtësinë për "kasaphanat" e saj zgjedhore. Mendoj se ky është vetëm fillimi", tha Prodani në një prononcim për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Gjykata rrëzon FSHF, Prodani regjistrohet si kryetar i shoqatës së Tiranës! Veliaj: Gjykata foli, të pastrohet sporti nga bandat! Reagon Federata: S'ka lidhje me ne ai subjekt


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?