Gjykata e Tiranës

Në regjistër figuron ende Basha kryetar, Gjykata e Tiranës sqaron: Për statutin e PD do të pritet vendimi i formës prerë

8 Prill 2022, 15:13| Përditesimi: 8 Prill 2022, 16:27

  • Share

TIRANË- Gjyqtari Agron Zhukri më datë 25 mars regjistroi ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Nga ky moment, Berisha ka marrë rolin e kryetarit të partisë. Në regjistrin e Gjykatës së Tiranës rezulton ende kryetar Luzlim Basha fakt i cili ka krijuar një lloj konfuzioni. Për këto paqartësi Gjykata e Tiranës ka shpjeguar të gjithë procedurën që do ndiqet  për regjistrimin e statutit duke nënvizuar se do të pritet vendimi i formës së prerë për shkak se të dy çështjet janë në apel.

Gjykata sqaron se gjyqtarja Blerina Muça ka pranuar në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të miratuara në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës.

Për këtë arsye, Gjykata sqaron se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?